Në Ambasadën e Zvicrës në Tiranë, Pritnerior ka realizuar një letër murale të veçantë, e cila është frymëzuar nga Pallati Federal (Bundeshaus), godina kryesore e politikës në Zvicër. Ky projekt artistik përdor imazhin e kësaj ndërtese ikonike për të pasqyruar stabilitetin, fuqinë dhe traditën zvicerane në një hapësirë diplomatike.
Letra murale është printuar me cilësi HD të jashtëzakonshme, duke siguruar një imazh të qartë dhe të detajuar.Materialet e përdorura dhe teknikat e avancuara të printimit kanë mundësuar krijimin e një pune të përsosur dhe të qëndrueshme, e cila ruan ngjyrat dhe detajet edhe pas kalimit të kohës.