Printerior u themelua në vitin 2016 nga dy të rinj entuziastë, të arsimuar në SHBA, me pasion për dizajnin dhe teknologjinë. Me një vizion të qartë për të sjellë një qasje të re në dekorimin e hapësirave, ne e kthyem artin e printimit në një mënyrë inovative për të transformuar muret në vepra arti.
Me përkushtim ndaj cilësisë dhe detajeve, Printerior ofron letra murale dhe panorama të personalizuara që kombinojnë elegancën, modernitetin dhe funksionalitetin. Çdo punim krijohet për të sjellë një atmosferë unike në shtëpi, zyra apo hapësira të tjera.
Në këto vite, kemi ndihmuar mijera klientë të bëjnë realitet vizionin e tyre për ambientet e jetesës dhe punës, duke u bazuar gjithmonë në materiale cilësore dhe teknologji të avancuar printimi.
Me Printerior, çdo mur ka një histori për të treguar!