Sir Edward

 Koleksioni artistik që transformon muret

Sir Edward është një markë holandeze dizajni, e themeluar në Amsterdam në vitin 2020 nga Claire dhe Hans-Erik. Historia e saj nisi nga pasioni për pikturat murale antike dhe afresket e vjetra që zbukurojnë kështjella, rezidenca historike dhe shtëpitë karakteristike holandeze.

Të frymëzuara nga natyra, dizenjot e Sir Edward ndërthurin ilustrime të pikturuara me dorë, vizatime botanike dhe peizazhe artistike. Çdo kompozim ndërtohet me shumë kujdes, duke kombinuar qindra elemente dhe shtresa, derisa ngjyrat, drita dhe çdo detaj të krijojnë një pamje të plotë dhe harmonike.

Në bashkëpunim me ilustratorë nga vende të ndryshme, Sir Edward krijon dizenjo që sjellin ngrohtësi, qetësi dhe një ndjesi aventure në ambient. Çdo mur shndërrohet në një vepër arti që i jep hapësirës identitet dhe karakter.

Printerior është përfaqësuesi ekskluziv i Sir Edward në Shqipëri, duke sjellë koleksionet e markës për herë të parë në tregun shqiptar. Çdo dizenjo realizohet sipas përmasave të murit tuaj, për një rezultat të personalizuar dhe të përshtatur në mënyrë perfekte me ambientin.