Pyetjet e Shpeshta
Matni gjerësinë dhe lartësinë totale
të murit në centimetra. Rekomandojmë të bëni matjet në disa pika, pasi muret jo
gjithmonë janë plotësisht të drejta. Për porosinë përdorni përmasën më të madhe
të matur.
Na dërgoni përmasat e plota të murit. Nëse pozicioni i derës, dritares apo
një elementi tjetër ndikon te pjesa kryesore e dizajnit, na dërgoni edhe një
foto ose skicë të murit që ta përshtatim kompozimin.
Po. Letra murale prodhohet sipas përmasave të murit
tuaj. Dizajni përshtatet proporcionalisht për të ruajtur sa më mirë kompozimin
origjinal.
Vetem disa dizenjo. Mund të kontaktoni ekipin tonë për
të parë nëse modeli që keni zgjedhur mund të personalizohet në ngjyra.
Dizajni nuk ndryshon, ai përshtatet vetëm sipas
përmasave të murit, pa ndryshime në kompozimin origjinal të elementeve.
Some description
Po, nëse dizajni ka cilësinë dhe rezolucionin e
nevojshëm për printim në përmasa të mëdha. Ekipi ynë mund ta kontrollojë
materialin përpara prodhimit.
Ekranet e telefonave dhe kompjuterëve ndryshojnë në ndriçim dhe kalibrim,
ndaj mund të ketë diferenca të vogla midis paraqitjes dixhitale dhe produktit
të printua
Printerior ofron materiale premium non-woven të
përzgjedhura për printim dekorativ, me karakteristika dhe tekstura të ndryshme
sipas koleksionit dhe efektit të dëshiruar.
EcoSmooth është një letër murale non-woven 180 g/m²,
ekologjike dhe pa PVC, me sipërfaqe të butë dhe të lëmuar. Ofron detaje të
qarta, ngjyra të gjalla dhe një përfundim elegant.
EcoSand është një material non-woven 250 g/m² me
sipërfaqe poroze dhe teksturë më të theksuar. I jep dizajnit më shumë karakter
dhe një pamje premium.
EcoSmooth është ideal nëse preferoni një sipërfaqe më të pastër dhe një pamje
të thjeshtë. EcoSand është një alternativë shumë e mirë nëse dëshironi më shumë
teksturë dhe prezencë vizuale.
Rezultati më i mirë arrihet në mure të patinuar, të
paster.
Po, por boja duhet të jetë tharë dhe stabilizuar
plotësisht përpara montimit.
Problemi i lagështirës duhet të zgjidhet përpara
montimit. Letra murale nuk duhet përdorur për të mbuluar një problem aktiv të
lagështirës. Ajo nuk reziston në mure me lagështi dhe mund të fillojë të hapet
ose të shkëputet me kalimin e kohës.
Materiali mund të zbusë vizualisht papërsosmëri shumë të vogla, por muri duhet të jetë sa
më uniform. Plasaritjet, gropëzimet apo defektet e dukshme duhen rregulluar
paraprakisht. Problemet e murit (si lagështira, çarjet apo dëmtimet
strukturore) duhet të zgjidhen përpara montimit, pasi letra murale nuk i mbulon
dhe nuk shërben si zgjidhje për to.
Panelet montohen njëri pas tjetrit sipas renditjes së
përcaktuar. Ngjitësi aplikohet si mbi letrën ashtu edhe në mur, dhe më pas
vendoset secili panel.
Montimi ofrohet si servis i jashtëm nga grupe
profesionale me të cilat bashkëpunon Printerior, sipas zonës dhe projektit.
Montimi ofrohet si servis i jashtëm nga grupe profesionale me të cilat bashkëpunon Printerior, sipas zonës dhe projektit.
Po, por për rezultat optimal rekomandojmë montim profesional, veçanërisht për murale me përmasa të mëdha ose kompozime që
kërkojnë bashkim shumë preciz.
