Letrat Murale

Pyetjë - Përgjigje më të shpeshta
1
Sa është cmimi për metër katror i letrës murale ?

Kemi dy lloje letrash murale: Letër murale ECOSMOOTH, e butë në sipërfaqe dhe me çmim 2000 L/m², dhe letër murale ECOSAND, porozë në sipërfaqe dhe me çmim 2500 L/m². Të dyja letrat janë të cilësisë së lartë..Pavarësisht nga materiali që zgjidhni, Printerior ju garanton cilësi të lartë në të gjitha rastet.

2
A ndryshon kualiteti i produktit final nëse zgjedhim materialin me çmimin më ekonomik ?

Kualiteti i produktit final është i lartë për të gjitha materialet. Ndryshimi qëndron tek elementët e luksit dhe eksluzivitetit që ofron çdo material.

3
A mund të përdoren në çdo lloj muri? Si duhet të jete sipërfaqja e murit?

Letrat murale mund të aplikohen në siperfaqet e patinuara dhe të lyera me astar, gipsi dhe druri. Nuk rekomandohen për mure shumë të ashpra, me lagështi të lartë ose me bojë të lëmuar me shkëlqim.
Rekomandohet qe muri te jete i patinuar dhe lyer me astar.

4
Sa reziston letra murale?

Sipas parametrave të fabrikes në kushte normale letra reziston mbi 10 vjet, pa ndryshuar ngjyren apo strukturen e saj.

5
A pastrohet letra murale?

Mund të pastrohet shume lehte me një leckë të njome.

6
A mund te zgjedhim dizenjo te tjera pervec ketyre te afishuara ne website?

Po mund te realizojme edhe dizenjo te tjera. Na dergoni ne email: print@printerior.al ose ne whatsap +355695333167 permasen e murit (gjeresi x lartesi) edhe dizenjon qe ju pelqen. Me pas stafi verifikon kualitetin e imazhit ne report me murin tuaj edhe ju komunikon per detajet e porosise ne vazhdim.

7
A mund t’i vendos vetë apo duhet një specialist?

Nëse keni përvojë me vendosjen e letrave murale, mund ta bëni vetë. Për një përfundim perfekt, rekomandohet ndihma e një specialisti, veçanërisht për dizajnet me detaje të ndërlikuara.

8
A ofroni sherbim montimi?

Montimi është shërbim i jashtëm dhe ofrohet nga grupe profesioniste me të cilët kemi bashkëpunim.

📞 Për më shumë informacion, na kontaktoni ne +355695333167

9
A mund të hiqen lehtësisht pa dëmtuar murin?

Po, shumica e modeleve moderne janë të dizajnuara për t’u hequr lehtë pa lënë shenja apo dëmtime në mur.

10
A janë ekologjike?

Letrat murale qe ne ofrojme jane ekologjike, te certifikuara per interior. Printohen me bojra 100% ekologjike dhe nuk lëshojnë aspak kimikate të dëmshme, duke qenë të sigurta për mjedisin dhe shëndetin.

11
Sa kohë duhet për prodhimin dhe dorëzimin e një letre murale?

Koha e prodhimit varet nga dizajni dhe personalizimi. Mesatarisht, porosia përgatitet brenda 2-3 ditëve dhe dorëzimi zgjat sipas vendndodhjes suaj.

12
Si mund të bëj një porosi?

Mund të na kontaktoni përmes faqes sonë të internetit ose në 📞 +355695333167 tona për të zgjedhur dizajnin dhe përmasat që dëshironi.

13
A keni dyqan në Tiranë?

Studio Printerior ndodhet ne Koder Mezez, Kashar. Të gjitha shërbimet tona ofrohen nëpërmjet komunikimit online: website, whatsapp, messenger ose duke na vizituar ne studio.

14
A bëni dërgesa jashtë Shqipërisë?

Po, tarifat e transportit janë në varësi të porosisë.

15
Çfarë ndodh nëse produkti arrin I dëmtuar?

Nëse në momentin e dorëzimit ju verfikoni që produkti ka një difekt, atëherë produkti kthehet mbrapsht në moment dhe ne ju dërgojmë përsëri produktin pa difekte. (porosia nuk mund të dryshohet)

16
A ndryshojnë ngjyrat nga kompjuteri apo telefoni?

Dukë qënë që çdo monitor ka nuanca të ndryshme, imazhi në ekran ka gjithmonë një ndryshim të vogel me imazhin e printuar, por jo shumë të dukshme nga syri i njeriut.

17
Çfarë lloj bojrash dhe materialesh përdorni?

Përdorim bojra eco që janë 100% ekologjike, kanë rezistencë deri në 80 vjet për ambientet e brëndshme. Materiali është ekologjik i cili lejon ajrosjen e murit dhe pastrohet lehte. Qendron perfekte per vite.